SHPIK (Shoqata Profesionale e Informatikës së Kosovës) ka nënshkruar marrëveshje me Shoqatën e Avokatëve “Koci & Vokshi Sh.P.K.” për përfaqësim ligjor të anëtarëve individualë të SHPIK.
Për të gjithë profesionistët e TIK-ut / përkthyes të pavarur – anëtarët Premium, shërbimet e mëposhtme do të ofrohen pa pagesë:
– Përfaqësimi në Gjykatë,
– Përgatitja dhe dorëzimi i parashtresave,
– Përgatitja e padive,
– Përgatitja dhe shqyrtimi i kontratave, marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit,
– Konsultimi, etj.
SHPIK financohet nga Austrian Development Cooperation dhe Agjencia Austriake për Zhvillim.